Lidhje

Presidenti Obama takohet me pëkrahësit e tij në Çikago

  • Zëri Amerikës

Presidenti Obama takohet me pëkrahësit e tij në Çikago

Presidenti Obama takohet me pëkrahësit e tij në Çikago

Presidenti amerikan Barak Obama u takua me pëkrahësit e tij në qytetin Çikagos në përpjekjet e parë publike për mbledhjen e fondeve për fushatën zgjedhore të vitit 2012.

Presidenti Obama mori pjesë në tre ngjarje të veçanta ku pritej të grumbulloheshin rreth 2 milionë dollarë për fushatën e tij, një pjesë e vogël e 1 miliardë dollarëve, që vëzhguesit parashikojnë që zoti Obama do të mbledhë deri në zgjedhjet e nëntorit 2012. Ai arriti të mbledh rreth 750 milionë dollarë në garën e vitit 2008.

Presidenti e pranoj para përkrahësve të tij se ai ishte thinjur pak pas dy vjetë e gjysmë në zyrën ovale, por tha se ai po pregatitet të përfundoj punën e tij. Ai e kritikoi propozimin e republikanëve për buxhetin, i cili do të shkurtojnë 4 trilionë dollarë të shpenzimeve nga programet e brendshme përfshirë sigurimin shëndetësor të amerikanëve të moshuar dhe të varfër.

Presidenti Obama të mërkuren njoftoi planin e tij për shkurtimin e defiçitit me 4 trilionë dollarë, pa prekur programet e sigurimit shëndetësor për të moshuarit dhe të varfërit.

Të ngjashme

XS
SM
MD
LG