Lidhje

Presidenti Obama takon këshilltarët e sigurisë për të diskutuar gjendjen në Afganistan dhe Pakistan

  • Dan Robinson

Presidenti Obama takon këshilltarët e sigurisë për të diskutuar gjendjen në Afganistan dhe Pakistan

Presidenti Obama takon këshilltarët e sigurisë për të diskutuar gjendjen në Afganistan dhe Pakistan

Presidenti amerikan Barak Obama dje u takua me ekipin e tij të sigurisë kombëtare për të diskutuar gjendjen në Afganistan dhe Pakistan. Siç njofton korrespondenti i Zërit të Amerikës në Shtëpinë e Bardhë Dan Robinson, takimi mbi Afganstanin dhe Pakistanin me këshilltarët e sigurisë ndodh në një kohë kur njoftohet se disa zyrtarë po bëjnë thirrje për tërheqje të një numri më të madh të forcave amerikane muajin e ardhshëm.

Pas takimit që zgjati pothuaj dy orë, sekretari i Shtëpisë së Bardhë për shtypin Jay Carney u tha gazetarëve se vendimi i presidentit Obama për numrin e trupave që do të tërhiqen nga Afganistani në muajin korrik nuk ishte temë specifike e axhendës së takimit.

Presidenti u njoftua mbi progresin e zbatimit të strategjisë së tij për Afganistanin dhe Pakistanin pas vdekjes së Osama Bin Ladenit, dhe përpjekjet për të siguruar “bashkëpunim efikas me Pakistanin në luftën kundër al-Kaidës dhe ekstremistëve tjerë të dhunshëm”.

Presidenti Obama ende nuk ka marrë rekomandimet nga Sekretari i Mbrojtjes Robert Gates dhe komandanti i trupave amerikane në Afganistan gjenerali Dejvid Petreas rreth numërit dhe llojit të trupave që do të tërhiqen nga Afganistani muajin e ardhshëm. Zoti Carney tha pas marrjes së vendimit rreth kësaj çështje se presidenti Obama do të njoftojë popullin amerikan, por ende nuk dihet mënyra dhe vendi nga ku do të bëhet njoftimi.

Përveç presidentit Obama, 26 zyrtarë tjerë morën pjesë në takimin e ditës së djeshme, përfshirë Sekretarin e Mbrojtjes Robert Gates i cili mori pjesë në takim përmes një lidhjeje video nga Afganistani ku sapo ka përfunduar udhëtimin e tij lamtumirës. Sekretari Gates është në favor të një tërheqje modeste të forcave amerikane nga Afganistani.

Takimi u zhvillua në një kohë kur njoftohet se disa zyrtarë të lartë po bëjnë thirrje për një tërheqje më të madhe. Gazeta The New York Times citoi një zyrtar anonim i cili ka thënë se kostoja financiare e luftës më të gjatë në historinë e Shteteve të Bashkuara dhe vrasja e Osama Bin Ladenit janë në mesin e faktorëve që justifikojnë një tërheqje më të madhe të trupave amerikane muajin e ardhshëm.

Jay Carney tha se ndërkohë që gjatë marrjes së çdo vendimi shqyrtohet çështja e kostos, vendimi i presidentit Obama do të fokusohet kryesisht në interesat e sigurisë kombëtare të Shteteve të Bashkuara.

Presidenti Barak Obama ka thënë se fillimi i tërheqjes së trupave amerikane do të varet nga gjendja në Afganistan, ku Shtetet e Bashkuara dhe NATO kanë vënë si synim përfundimin e procesit të transferimit të përgjegjësive të sigurisë në duart e forcave të qeverisë afgane në vitin 2014.

Në prill të këtij viti presidenti Obama foli mbi objektivat amerikane në Afganistan.

“Në Afganistan, ne po lëvizim drejt një faze të re, e cila përfshinë transeferimin përgjegjësive mbi çështjet e sigurisë në duart e forcave afgane, pakësimin e forcave amerikane gjatë verës, dhe ndërtimin e një partneriteti afatë-gjatë me popullin afgan”.

Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë Jay Carney u tha gazetarëve se në një kohë relativisht të shpejtë presidenti Obama do të marrë vendimin për shkurtimin e numrit të ushtarëve në Afganistan. Ai shtoi se vendimi për fillimin e tërhqjes së trupave në muajin korrik do të jetë “fillimi i një procesi”.

XS
SM
MD
LG