Lidhje

Presidenti Obama thekson mosmarrëveshjet me republikanët për shkurtimin e taksave


Presidenti e ka përdorur edhe më parë këtë taktikë për të përcjellur mesazhin e tij, duke u takuar me familjarët në shtëpinë e tyre dhe më pas zgjerimin e diskutimit duke përfshirë fqinjët dhe njerëzit e biznesit lokal për të diskutuar rreth atyre që ai i shikon si përfitime nga stimujt ekonomikë të qeverisë.

Ishte familja Nicholas-Armstrong në Fairfax të shtetit Virginia, burri dhe gruaja që të dy të punësuar, të cilët Shtëpia e Bardhë i përshkruan si njerëz që tregohen të kujdesshëm kur shpresojnë mbi rimëkembjen ekonomike të vendit, pavarësisht se janë ndikuar nga rënia ekonomike. Duke ju përgjigjur pyetjeve nga oborri i çifit Nicholas-Armstrong, zoti Obama theksoi një çështje të rendësishme që lidhet me ekonominë, pikëpyetjen rreth zgjatjes së shkurtimit të taksave të kohës së presidentit Bish të cilave u mbaron afati këtë vit.

Ne ishin në një dyluftim me republikanët John Boehner dhe Mitch McConnell lidhur me dy apo tre përqind të amerikanëve të cilët do të përfitonin mesatarisht 100 mijë dollarë nga shkurtimi i taksave për ata që bëjnë një milion dollarë apo më shumë, por për ta bërë këtë do të duhet të huazohen 700 miliard dollarë në një kurs 10 vjeçar. Ne nuk mund ta përballojmë këtë.

Beteja sillet rreth synimit të zotit Obama për të ripërtërirë reduktimin e taksave të miratuar nga ish presidenti George Bush për individët që kanë të ardhura deri në 200 mijë dollarë dhe familjet me të ardhura deri në 250 mijë dollarë, ndërkohë shkurtimi i taksave për individët dhe familjet me të ardhura më të mëdha do të skadonte.

Udhëheqësi i pakicës në Dhomën e Përfaqësuesve John Boehner i habiti anëtarët e Partisë Republikane kur tha në stacionin televiziv CBS se ai do të votonte për zgjerimin e taksave për klasën e mesme amerikane nëse ishte e vetma zgjidhje që u ofrohej republikanëve për të votuar.

Nëse mundësia e vetme që më ofrohet është votimi për reduktimin e këtyre taksave, do të votoj për to. Por për muaj të tërë kam thënë se duhet të zgjasim shkurtimin e taksave për të gjithë amerikanët, nëse duam që të nxisim ekonominë dhe duam të krijojmë vende pune në Amerikë.

Zëdhënësi i Shtepisë së Bardhë Robert Gibbs e mirëpriti atë të cilën e quajti ndryshim në qendrimin e zotit Boehner. Por ai shtoi se koha do të tregojë nëse republikanët vazhdojnë të mbështesin politika të dështuara të cilat ndikuan në krizën ekonomike të vendit.

Por të henën u duken shenja të vazhdimit të kundërshtimit të fortë nga republikanë të tjerë ndaj hapave që mund të rezultojnë taksa më të larta. Ndërkohë që Senati amerikan filloi punën, udhëheqësi i republikanëve në Senat Mitch McConnel njoftoi se do të paraqiste një legjislacion për të mbajtur të pandryshuara të gjitha reduktimet e taksave.

Ne nuk mund të lëmë njerëzit që janë goditur më shumë në këtë recesion dhe që kanë nevojë të krijojnë vende pune për të na nxjerrë nga recesioni që të paguajnë shpenzimet për aventurën dyvjeçare të demokratëve në një qeveri të zgjeruar.

Një republikan me peshë në Dhomën e Përfaqësuesve, ligjvënësi nga Virginia Eric Cantor, premtoi të ndalonte përpjekjet që do të rrisnin taksat, duke thënë se Kryetarja e Dhomës së Përfaqësueve duhet të lejojë një votim për legjislacion të ngjashëm për të parandaluar çdo rritje.

Presidenti Obama e krahasoi recesionin ekonomik amerikan me një aksident të keq automobilistik, një aksident tha ai, që mund të ishte parandaluar me politika më të mira ekonomike dhe rregulla të sistemit financiar.

Presidenti tha se është një nevojë kritike sigurimi që bankat të fillojnë të japin më shumë hua për bizneset e vogla. Ai theksoi se qeveria duhet të bëjë lidhje direkte mes ndihmës financiare federale që kanë marrë bankat dhe parave që ato po huazojnë aktualisht.

XS
SM
MD
LG