Lidhje

Presidenti Obama, thirrje Kongresit të miratojë zgjatjen e projektligjit të Transportit


Presidenti Obama, thirrje Kongresit të miratojë zgjatjen e projektligjit të Transportit
Presidenti Obama, thirrje Kongresit të miratojë zgjatjen e projektligjit të Transportit

Presidenti Barak Obama po i bën thirrje Kongresit të miratojë zgjatjen e një projektligji të Transportit për të ndalur gati një milionë punonjës të humbasin vendet e punës.

Gjatë fjalimit të tij të përjavshëm, presidenti tha se në se Kongresi nuk vepron deri në fund të shtatorit financimet për projektet e rrugëve dhe urave do të mbyllen duke u kushtuar punëtorëve vendet e punës.

Kongresi ka miratuar projektligje të ngjashme të transportit shtatë herë të tjera por presidenti thotë se loja politike ka ngadalësuar një përgjigje për projektligjin e tanishëm.

Presidenti Obama tha se të gjithë duhet të lënë mënjanë mosmarrëveshjet dhe të bëjnë atë që duhet për ekonominë.

XS
SM
MD
LG