Lidhje

OKB: Presidenti Obama kërkon mbështetje për paqen në Lindjen e Mesme.


.
.

Presidenti amerikan Barak Obama po bën thirrje për mbështetje ndërkombëtare për procesin e paqes mes izraelitëve dhe palestinezëve, në mënyrë që të dyja palët të punojnë drejt arritjes së një marrëveshjeje të rëndësishme pas një viti.

Në fjalimin e përgatitur më parë, që do të mbajë sot në Asamblenë e Përgjithshme zoti Obama pritet të thotë se është koha për kapërcimin e “dekadave të mosmarrëveshjeve dhe urrejtjes”, dhe për t’i ndihmuar të dyja palët në arritjen e një marrëveshjeje, e cila të ҫojë drejt shpalljes së një shteti të ri palestinez, “i cili të jetojë në paqe me Izraelin”.

Presidenti po ashtu pritet t’u thotë vendeve të botës që mbështesin shtetin palestinez, se “duhet t’i japin fund përpjekjeve për kundër Izraelit”dhe mbështetjen me deklarata ta shoqërojnë me atë politike dhe financiare. Presidenti palestinez Mahmud Ahmadinexhad dhe kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu i rifilluan bisedimet e drejtpërdrejta të paqes në fillim të muajit në Uashington. Më pas, bisedimet me ndërmjetesimin e OKB-së vazhduan në Egjipt dhe në Jeruzalem.

XS
SM
MD
LG