Lidhje

Presidenti Obama thotë se alternativa ushtarake për Libinë mbetet në shqyrtim

  • Xheroum Sokolovski

Presidenti Obama thotë se alternativa ushtarake për Libinë mbetet në shqyrtim

Presidenti Obama thotë se alternativa ushtarake për Libinë mbetet në shqyrtim

Ndërkohë që përleshjet në Libi gjithnjë e më shumë po i ngjajnë një lufte civile, administrata amerikane po e gjen vetën nën një trysni në rritje për të vepruar. Gjatë fundjavës, disa ligjvënës, përfshirë ish-kandidatët presidencialë Xhon MekKejn dhe Xhon Keri, argumentuan se Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj duhet të vendosin një ndalim fluturimi mbi Libi.

Presidenti Barak Obama citoi Libinë gjatë një bisede të shkurtër në zyrën ovale pas takimit me kryeministren australiane Xhulia Gilard, ndërsa njoftohej se forcat besnike të udhëheqësit libian Muamer Gadafi po kryenin sulme ajrore në një qytet lindor nën kontrollin e kryengritësve dhe po ndesheshin me luftëtarët opozitarë në lindje e perëndim të vendit.

“Mendoj se unë dhe kryeministrja Gilard ndajmë bindjen se dhuna që po zhvillohet në Libi nga qeveria e atij vendi është e papranueshme.”

Ai tha se udhëheqësi libian Gadafi dhe besnikët e tij do të mbahen përgjegjës për dhunën e vazhdueshme.

“Ndërsa flasim, NATO-ja po zhvillon konsultime në Bruksel rreth një game të gjerë zgjedhjesh, përfshirë edhe alternativat ushtarake, për të reaguar ndaj dhunës që vazhdon në Libi.”

Në një konferencë shtypi me gazetarët në Shtëpinë e Bardhë, zëdhënësi Xhej Karni tha se zgjedhjet kryesore ushtarake janë vendosja e ndalim-fluturimit, zbatimi i një embargoje armësh të OKB-së dhe mbrojtja e operacioneve të ndihmës humanitare.

Në anën tjetër të oqeanit, në një konferencë shtypi të henën në Bruksel, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Anders Fog Rasmusen, tha se aleanca për momentin nuk nuk ka synime të ndërhyjë në Libi dhe shtoi se po kryen planifikime të kujdesshme për çdo rast të mundshëm.

Presidenti Obama tha se sapo kishte autorizuar fonde shtesë prej 15 milion dollarësh për organizatat humanitare që punojnë në Libi.

Presidenti Barak Obama thotë se po shqyrtohet një gamë e gjerë zgjedhjesh për të trajtuar situatën në Libi përfshi këtu edhe reagimin ushtarak ndaj luftimeve atje.

XS
SM
MD
LG