Lidhje

Obama: meritoj një mandat të dytë për rezultatet në ekonomi

  • Zëri Amerikës

Obama: meritoj një mandat të dytë për rezultatet në ekonomi

Obama: meritoj një mandat të dytë për rezultatet në ekonomi

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barak Obama, thotë se e meriton edhe një madat të dytë, duke cituar shifrat e reja që tregojnë se ekonomia amerikane po hap vende të reja pune.

Në një intervistë televizive me kanalin NBC dje, zoti Obama tha se ekonomia po shkon shumë më mirë tani, në krahasim me periudhën kur ai erdhi në këtë post tri vjet më parë, por shtoi se ende mbeten shumë gjëra për t’u bërë.

Presidenti vuri në dukje një raport, sipas të cilit shkalla e papunësisë ra në muajin janar për të pestin muaj radhazi dhe se janë pakur rreth 250 mijë vende të reja pune. Në vitin 2009, tha ai, ekonomia amerikane po humbiste aq vende pune në muaj, për disa muaj me radhë.

Por rivalët e zotit Obama në zgjedhjet e nëntorit thonë se ekonomia nuk po mëkëmbet me shpejtësinë e duhur dhe se politikat e zotiti Obama nuk kanë qënë të efektëshme.

Të katër kandidatët republikanë po bëjnë fushatë në shtetet Kolorado dhe Minesota, para mbajtjes së zgjedhjeve paraprake të së martës, ku rezultati mund të trondisë garën.

XS
SM
MD
LG