Lidhje

Presidenti Obama për tregun e shtëpive


Presidenti amerikan Barack Obama thotë se tregu i shitblerjes së shtpëpive po fillon të rimëkëmbet dhe tani ka ardhur koha që të konsolidohet ky përparim.

Presidenti tha në fjalimin e tij të përjavshëm se Kongresi duhet t’i japi çdo amerikani shansin që të rifinanacojnë kreditë e tyre me përqindjet e ulëta të interesit që janë në fuqi aktualisht dhe duhet të ndihmojë familjet që i plotësojnë kushtet të bjenë shtëpi.

Presidenti tha se Kongresi duhet të veprojë që ta bëjë pronësinë e shtëpisë një burim krenarie dhe sigurie për klasën e mesme për brezat e ardhshëm.

Senatori republikan nga Karolina e Jugut, Tim Scott, në reagimin e partisë së tij e kritikoi ashpër administratën e Presidentit Obama për atë që ai e quajti bllokim i prodhimit të energjisë. Senatori tha se prodhimi i energjisë do të krijonte mijëra vende të reja pune dhe do të ulte varësinë nga burimet e huaja të energjisë.
XS
SM
MD
LG