Lidhje

Presidenti Obama u bën thirrje ligjvënësve të miratojnë ligjin për taksat


Presidenti Obama u bën thirrje ligjvënësve të miratojnë ligjin për taksat
Presidenti Obama u bën thirrje ligjvënësve të miratojnë ligjin për taksat

Ngecja e fundit mes republikanëve dhe demokratëve ka të bëjë me atë se sa duhet zgjatur shkutimi i përkohëshëm i taksave për 160 milion amerikanë. Senati i kontrolluar nga demokratët votoi javën e kaluar për të zgjatur shkurtimin e taskave në paga për dy muaj, për tu dhënë kështu ligjvënsve kohë për të punuar në detajet e zgjatjes një vjeçare më vonë.

Republikanët në Dhomën e Përfaqësuesve duan një zgjatje një vjeçare të shkurtimit të taksave dhe të martën votuan për të mos marrë në shqyrtim propzimin e Senatit. Presidenti Obama i telefonoi kryetarit të Dhomës së Përfaqësuesve John Boehner të mërkurën dhe i kërkoi atij që të ndryshojë qendrimin republikan. Zëdhënës i Shtepisë së Bardhë Jay Carney tha se çështja kishte marrë fund në Senat dhe se rruga qorre kërcënon rimëkembjen ekonomike të vendit.

“Pasiguria që ne duhet të eleminojmë është pasiguria që tani kanë amerikanët nëse taksat e tyre do të rriten me 1 janar. Ka një kompromis dypalësh për të siguruar që kjo nuk do të ndodhë. Ata duhet të veprojnë.”

Zoti Carney tha se presidenti i tha zotit Boehner se zgjatja afatshkurtër është e vetmja alternativë për të menjanuar rritjen e taksave. Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve i tha zotit Obama se një zgjatje një vjeçare mund të miratohet para skadimit të afatit, dhe se senatorët duhet të lënë pushimet dhe të kthehen të punojnë me Dhomën e Përfaqësuesve për ta bërë këtë.

Presidenti gjithashtu i telefoi udhëheqësit të shumicës në senat, Harry Reid. Beteja e fundit legjislative, të paktën përkohësisht, ka dëmtuar republikanët dhe ka ndihmuar presidentin.

Vlerësimet për Presidentin Obama, të cilat kanë qënë në rënie për disa muaj, kanë pësuar njëfarë rritje ndërkohë që vlerësimet për punën e Kongresit kanë arritur nivelet më të ulëta historikisht. Madje, disa zëra të njohur konservatorë, përfshi gazetën The Wall Street Journal u kanë bërë thirrje republikanëve që të bien dakord me zgjatjen dy mujore. Administrata e Presidentit Obama dhe fushata për rizgjedhjen e presidentit kanë intensifikuar punën për të përfituar në këtë situatë, duke nxitur komente nga përkrahësit në Facebook dhe Twitter. Zëdhënësi Carney tha se presidenti gëzon mbështetjen e opinionit publik.

“Po shtohet kumbimi i zërave nga amerikant e zakonshëm, nga republikanët në Kongres dhe Senat madje edhe në Dhomën e Përfaqësuesve, nga komentator të respektuar brenda qarqeve konservatore. Dhoma e Përfaqësuesve duhet të veprojë. Sjellja e tyre nuk është në interes të vendit.”

Mosmarrëveshja është e fundit në seritë e ballafaqimeve mes demokratëve dhe republikanëve, duke ngritur pyetje rreth aftësive të Washingtonit për të bërë detyrat që i takojnë. Legjislacioni për të rritur kufizimet e humarrjes së qeverisë, që zakonisht miratohet pothuajse në mënyrë automatike, shkaktoi një betejë në fillim të vitit. Ai ballafaqim bëri që të paktën një agjenci e vlerësimit të kreditimit të ulë vlerësimin për Shtetet e Bashkuara për herë të parë.

XS
SM
MD
LG