Lidhje

Presidenti amerikan u dërgon urime myslimanëve për Ramazanin


Presidenti amerikan u dërgon urime myslimanëve për Ramazanin
Presidenti amerikan u dërgon urime myslimanëve për Ramazanin

Presidenti Barak Obama dërgoi urimet e tij për myslimanët në mbarë botën për Ramazanin, muaji i shenjtë i kalendarit islamik.

Në një deklaratë sot, presidenti tha se Ramazani është koha e reflektimit të thellë dhe sakrificës, dhe që tërheq familjet dhe komunitetet së bashku për lutje dhe iftar.

Zoti Obama u uroi myslimanëve “një muaj të bekuar” dhe tha se mezi pret të organizojë darkën e iftarit në Shtëpinë e Bardhë.

Presidenti tha se Ramazani është gjithashtu një kujtesë e rëndësisë për të qënë pranë më të pafatëve, duke theksuar vdekjet e dhimbshme dhe imazhet e familjeve dhe të fëmijëve në Somali dhe Bririn e Afrikës që po përpiqen të mbijetojnë. Ai u bëri thirrje vendeve dhe njerëzve të mblidhen së bashku në mbështetje të përpjekjeve për ndihma që të shmanget një katastrofë edhe më të rëndë.

Ramazani është muaji i nëntë i kalendarit hënor islamik. Fillimi i festës përcaktohet nga pozicioni i hënës.

XS
SM
MD
LG