Lidhje

Presidenti Obama u kërkon ligjvënësve të veprojnë për hapjen e vendeve të punës

  • Isabela Cocoli

Presidenti Obama u kërkon ligjvënësve të veprojnë për hapjen e vendeve të punës

Presidenti Obama u kërkon ligjvënësve të veprojnë për hapjen e vendeve të punës

Mes një morie lajmesh negative për ekonominë në ditët e fundit, Presidenti Barak Obama po i bën thirrje ligjvënësve të miratojn ligje që do të hapnin vende pune për amerikanët. Korrespondenti i Zërit të Amerikës në Shtëpinë e Bardhë, Kent Klain na informon se presidenti i bëri këto komente pasi edhe një tjetër nga këshilltarët e tij financiarë u largua dhe pasi në nga agjencitë kryesore të vlerësimit të kredive uli për herë të parë në histori klasifikimin për Shtetet e Bashkuara.

Java e kaluar filloi me një zhvillim premtues për Presidentin Obama, kur republikanët në Kongres arritën marrëveshje për ngritjen e tavanit të borxhit kombëtar dhe uljen e deficitit buxhetor. Por më pas, aksionet në bursë fulluan të binin dhe S&P uli klasifikimin e kredisë të premten pasdire nga AAA në AA+.

Edhe shifrat më të mira nga sa priteshn për papunësinë në muajin korrik treguan se ekonomia nuk po gjeneron mjaft vende pune për të nxitur mëkëmbjen.

Në fjalimin e tij të përjavëshëm në radio dhe në Internet dje, zoti Obama tha se me debatin e mbyllur për momentin për tavanin e borxhit, ai po përqendrohet në krijimin e vendeve të punës.

"Por në një periudhë afatshkurtër, misioni ynë urgjent është rritja e shpejtë ekonomike dhe krijimi i më shumë vendeve të punës. Kjo është në mendjen e njerëzve tani. Kjo ka rëndësi për familjet e këtij vendi”.

Presidenti do të bëjë fushatë intensive në javët e ardhëshme që publiku të mbështesë programin e tij ekonomik. Fushata do të përfshijë një turne me autobus në rajonin qendror të Shteteve të Bashkuara.

Sekretari i Shtypit i Shtëpisë së Bardhë, Xhej Kerni lëshoi një deklaratë me shkrim dje, në të cilën u bëhet thirrje ligjvënësve demokratë dhe republikanë të punojnë sëbashku për të forcuar ekonominë dhe për të ulur deficitin. Deklarata bëhet një ditë pasi S&P vendosi të ulë klasifikimin e kredisë për Shtetet e Bashkuara.

Zyrtarët e administratës thanë se S&P mori një vendim të gabur duke ulur klasifikimin për kredinë amerikane. Ata shprehën bindjen se vendimi kishte të bënte më tepër me mosmarrveshjet politike gjatë debatit për tavanin e borxhit se sa për aftësinë e vendit për të paguar borxhet. Agjencitë e vlerësimit të kredibilitetit Mudi dhe Fitch vazhdojnë t’i vlerësojnë Shtetet e Bashkuara në nivelin AAA.

Në fjalimin e tij javot, zoti Obama i bëri përsëri thirrje Kongresit, që kur të kthehet nga pushimet në shtator, të miratojë aspekte të planit të tij ekonomik. Ai kërkon shkurtimeve taksash amerikanët me të ardhura të ulta dhe mesatare, përfitime nga taksat për kompanitë që marrin në punë veteranët e ushtrisë, reformën e patentave dhemiratimin përfundimtar të marrëveshjeve për tregtinë e lirë me Panamanë, Kolombinë dhe Korenë e Jugut.

"Është koha që Kongresi të miratojë më në fund një seri marrëveshjesh tregtare që të ndihmonte punëtorët e larguar të gjejnë punë të tjera dhe kjo do t’u krijonte mundësi edhe për biznesmenët tanë të shesim në shumë prodhime në vendet e Azisë dhe Amerikës së Jugut, prodhime me vulën tri-fjalëshe Made In America".

Në fjalimin e përjavshëm të republikanëve, të mbajtur nga kongresmeni Majkëll Grim i Nju Jorkut, ai tha se megjithë marrëveshjen për uljen e deficitit, pasiguria ekonomike vjen nga shpenzimet e tepruara të zotit Obama.

"Raporti i fundit për punësimin tregon se politikat e Presidentit Obama të mbështetura në stimujt nuk po japin rezultat. Shpenzimet e tepërta, taksat e larta dhe rregullat e shumta që vinë nga Uashingtoni po krijojnë pasiguri dhe po pengojnë krijimin e vendeve të reja të punës”.

Presidenti duhet gjithashtu të gjejë një kryetar të ri për Këshillin e tij Ekonomik. Osten Gullsbi u largua nga posti të premten për t’iu kthyer karierës së tij akademike në Universitetin e Çikagos. Nuk është emëruar ndonjë person tjetër për ta zëvendësuar atë.

Largimi i zotit Gullsbi e lë sekretarin e Thesarit Timothi Gajtner të vetmin anëtar të ekipit fillestar ekonomik të Presidentit Obamba që ende punon në Krahun Perëndimor të Shtëpisë së Bardhë.

XS
SM
MD
LG