Lidhje

Presidenti Obama u takua me kryeministrin izraelit Benjamin Natanjahu


Presidenti Obama u takua me kryeministrin izraelit Benjamin Natanjahu
Presidenti Obama u takua me kryeministrin izraelit Benjamin Natanjahu

Presidenti amerikan Barak Obama dhe kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu thanë pas takimit të sotëm në Shtëpinë e Bardhë se ekzistojnë mosmarrëveshje rreth rrugës për arritjen e paqes në Lindjen e Mesme.

Takimi ndodhi një ditë pas komenteve të presidentit Obama rreth mundësisë për kufinjtë e ardhëshëm të Izraelit që shkaktuan tensione. Zoti Netanyahu tha se vlerëson përpjekjet e zotit Obama, duke thënë se Izraeli kërkon paqe. Unë dua paqe, tha ai.

Të dy udhëheqësit u takuan në Shtëpinë e Bardhë pasi zoti Obama tha të enjten gjatë një fjalimi për politikat e jashtme, se kufinjtë e Izraelit duhet të bazohen në vijat që ekzistonin para Luftës 6 Ditore të vitit 1967 me disa kushte.

Duke folur për gazetarët pas takimit, zoti Netanyahu tha se Izraeli është gatshëm të bëjë lëshime por nuk do të kthehet tek kufijtë e vitit 1967, ide që e quajti të pajustifikueshme.

XS
SM
MD
LG