Lidhje

Presidenti Obama vazhdon kritikat ndaj republikanëve në Kongres

  • Zëri Amerikës

Барак Обама

Барак Обама

Presidenti Barak Obama tha se një raport i ri që thotë se të pasurit po bëhen edhe më të pasur ndërsa klasa e mesme është në vështirësi tregon se republikanët në Kongres nuk i kushtojnë vëmendje situatës ekonomike në Shtetet e Bashkuara.

Zoti Obama tha në fjalimin e tij të përjavshëm sot se ndërsa pasuria dhe suksesi duhen nxitur dhe inkurajuar, Amerika është më mirë jo vetëm kur më të pasurit mbushin xhepat.

Zoti Obama tha se propozimi i tij i punës kërkon që njerëzit me të ardhura më shumë se 1 milion dollarë të paguajnë më shumë taksa ndërsa klasa e mesme dhe bizneset e vogla të paguajnë më pak.

Ai tha se megjithëse republikanët kanë mbështetur një propozim të ngjashëm në të kaluarën, tani ata po luajnë politikë.

Në përgjigjen e republikanëve ligjvënësi Bobby Schilling i kërkoi presidentit t’u bëjë thirrje demokratëve në senat të miratojnë një propozim të republikanëve për krijimin e vendeve të punës.

XS
SM
MD
LG