Lidhje

Presidenti Obama vazhdon përpjekjet për të nxitur propozimin për vendet e punës

  • Dan Robinson

Presidenti Obama vazhdon përpjekjet për të nxitur propozimin për vendet e punës

Presidenti Obama vazhdon përpjekjet për të nxitur propozimin për vendet e punës

Në vitin 2008, Presidenti Obama fitoi Karolinën e Veriut përballë kundërshtarit republikan Xhon Mekein me një përqindje të vogël dhe fitoi mbështetjen e shtetit fiqnj, Virxhinia me një diferencë më të madhe.

Megjithatë, anketat e kohëve të fundit në të dy shtetet tregojnë se zoti Obama nuk i ka punët mirë me afro 40 përqind mbështetje, çfarë reflekton sfidat me të cilat ai përballet në shkallë kombëtare.

Të henën, Presidenti filloi një udhëtim tre ditor me autobus në këto shtete. Sikurse udhëtimi i tij përmes shteteve Ajova, Minesota dhe Illinoi në fillim të vitit, ai po e përdor këtë udhëtim që të krijojë më shumë trysni publike ndaj politikanëve republikan për të cilët thotë se po bllokojnë përpjekjet e tij për një qasje të balancuar në shtimin e vendeve të punës dhe rregullimin e situatës problematike fiskale të vendit.

Së fundmi, Senati bllokoi propozimin e zotit Obama prej 447 miliard dollarësh për vendet e punës. Tani, ai po i kërkon Kongresit që të miratojë pjesë specifike të tij, siç është shpenzimi i 50 miliard dollarëve për infrastrukturën për të shtuar vende pune në ndërtimtari.

Presidenti shfrytëzoi ndalesën e parë, aeroportin rajonal në Ashville të Karolinës së Veriut, që ka nevojë për rregullimin e pistës ulëse, për të theksuar rendësinë e propozimit të tij dhe kthimin e njerëzve në punë.

“Nuk ka arsye se përse ne duhet të ulemi këtu dhe të shikojmë autostradat dhe aeroportet më të mira të ndërtohen në Kinë. Ne duhet të ndërtojmë infrastukturën tonë në Shtetet e Bashkuara, këtu në Karolinën e Veriut.”

Zoti Obama tha se Senati amerikan, i kontrolluar nga demokratët, do të marrë në konsiderata pjesë të veçanta të legjislacionit të tij për punën, duke filluar me propozimin për marrjen në punë më shumë mësues, policë dhe zjarrëfikës.

Javën e kaluar, senatorët republikan propozuan legjislacionin e tyre për punën. Senatori Lindsi Graham nga Karolina e Jugut, i kërkoi zotit Obama që të organizojë një takim të lartë për punën.

“Nëse atij nuk i pëlqen gjithçka nga propozimi ynë për punën, ka disa gjëra mbi të cilat ne mund të biem dakord dhe ndoshta edhe disa nga propozimet e tij. Do të ishte ndihmesë për këtë vend nëse republikanët dhe demokratët do të uleshin sëbashku për të gjetur një rrugëzgjidhje.”

Në Karolinën e Veriut, Presidenti Obama përsëri e pranoi kritikën se ai ka qënë shumë i etur për të bashkëpunuar me republikanët, por tha se “nuk mund të jetë gjithçka vetëm politike, nganjëherë ne duhet të mundohemi që në vërtetë të bëjmë diçka”.

Megjithatë, ai sfidoi republikanët, propozimet e të cilëve janë për heqjen e rregullave, kthimin prapa të reformave të sistemit financiar dhe anulimin e reformës së kujdesit shëndetësor, që të spjegojnë se përse ata i kundërshtojnë planet e tij të punës.

“Nëse ata votojnë kundër hapave që ne dimë se do të hapin vende pune për amerikanët tani, atëherë ata nuk do të përgjigjen para meje, ata duhet të përgjigjen para jush.”

Presidenti tha se një votim në Senat për mësuesit dhe policët do të ndiqet nga të tjera për shpenzimet në infrastrukturë, mbështetje për të panunët dhe kërkesa ndaj amerikanëve të pasur që të paguajnë më shumë taksa për të ndihmuar klasën e mesme.

XS
SM
MD
LG