Lidhje

Presidenti Obama vazhdon presionin ndaj Kongresit për planin e tij të punës

  • Zëri Amerikës

Presidenti Obama vazhdon presionin ndaj Kongresit për planin e tij të punës

Presidenti Obama vazhdon presionin ndaj Kongresit për planin e tij të punës

Presidenti Barak Obama ka premtuar që të vazhdojë t’i bëjë presion Kongresit për të miratuar planin prej 447 miliardë për krijimin e vendeve të punës, një ditë pasi Senati votoi kundër tij.

Në një fjalim sot në Uashington në një forum me komunitetin hispanik, Presidenti Obama kritikoi republikanët për mungesën e mbështetjes për projekt-ligjin e propozuar prej tij që ka si qëllim hapjen e miliona vendeve të punës përmes programeve qeveritare dhe shkurtimit të taksave për bizneset.

Ai tha se plani i tij parashikon punësimin e shumë mësuesve, forcave të policisë dhe punëtorëve të ndërtimit.

Presidenti duke folur për papunësinë në komunitetin hispanik tha se miliona anëtarë të këtij komuniteti në Shtetet e Bashkuara së bashku me amerikanë të tjerë do të përfitojnë nga plani.

Zoti Obama i kërkoi audiencës që të kontaktojë anëtarë të Kongresit dhe t’ua kujtojnë se për kë punojnë dhe se çfarë rëndësie ka kjo çështje.

XS
SM
MD
LG