Lidhje

Presidenti Obama vë theksin përsëri tek ekonomia amerikane

  • Dan Robinson

Pasi tha të dielën se ekonomia nuk po zgjerohet me shpejtësinë e duhur për të nxitur një rënie më të shpejtë të papunësisë, presidenti shfrytëzoi rastin përmes një deklerate në Shtëpinë e Bardhë për të theksuar sfidat përpara.

Duke folur para përfaqësuesve të medias në Shtëpinë e Bardhë, zoti Obama nuk përmendi specifikisht lajmet e fundit pesimiste rreth rritjes ekonomike. Por ai pranoi se amerikanët ende përballen me sfida të shumta, pavarësisht hapave që ka ndërmarrë administrata e tij për të nxitur rritjen dhe shtuar vendet e punës.

Pas ndërmarrjes së një serie masash dhe ardhjes në këtë pikë, fakti është se shumë biznese ende janë në gjendje jo të mirë, shumë amerikanë ende janë në kërkim të punës, dhe shumë komunitete janë shumë larg mirëqenies së dikurshme.

Javën e kaluar, Departamenti i Tregtisë reduktoi vlerësimin e rritjes për tremujorin e dytë të këtij viti nga 2.4 përqind në 1.6 përqind. Pavarësisht druajtjes së vazhdueshme për një recesion të dytë, lajmet u cilësuan si një shenjë tjetër që rimëkembja ekonomike mund të jetë bllokuar dhe u shoqërua me një lajm tjetër për rënien e shitjeve të shtëpive.

Gjatë muajve të verës, presidenti Obama është munduar të përqendrojë vëmendjen në progresin ekonomik, siç ishin edhe shenjat inkurajuese të rimëkembjes së industrisë amerikane të automobilave.

Ndërkohë që ligjvënësit e kanë përqendruar vemendjen në fushatat elektorale për zgjedhjet e pjeshme të nëntorit, shanset janë të pakta që Kongresi amerikan do të bëjër ndonjë përpjekje këtë vit ndaj ndonjë stimuli ekonomik nëse presidenti bën një propozim të tillë.

Sidoqoftë, zoti Obama thotë se grupi i tij ekonomik do të identifikojë masa të tjera për të cilat ai thotë se do të kenë efekt në nxitjen e rritjes ekonomike dhe punësimin afatshkurtër.

Bëhet fjalë për nxitjen tatimore dhe ligjin e kreditimit për të ndihmuar bizneset e vogla, për të cilën presidenti thotë se po mbahet peng nga republikanët në Senatin amerikan.

Fatkeqësisht, ky projekligj është zbehur në Senat për muaj të tërë, i penguar nga pakica e cila as nuk e lejon që të votohet. Kjo nuk ka kuptim. Shpenzimet për këtë projekligj janë tërësisht të mbuluara dhe nuk shton defiçitin ndaj nuk ka arsye për tu bllokuar përveç politikës partiake.

Presidenti Obama thotë se një hap i vetëm nuk do të jetë zgjidhja për të përmirësuar dëmet ndaj ekonomisë amerikane. Zoti Obama thotë se për këtë do të duhen, siç tha ai, përpjekje të plota të kombinuara me masa afatgjata dhe afatshkurtëra.

XS
SM
MD
LG