Lidhje

Presidenti Obama viziton Kuotën Zero në Nju Jork

  • Zëri Amerikës

Presidenti Obama viziton Kuotën Zero në Nju Jork

Presidenti Obama viziton Kuotën Zero në Nju Jork

Sot, Presidenti Barak Obama vendosi një kurorë lulesh në vendin ku dikur ngrihej qendra Botërore e Tregëtisë, disa ditë mbasi forcat amerikane vranë Osama bin Ladenin.

Presidenti shkoi në Nju Jork për të nderuar viktimat e 11 shtatorit të vitit 2001. Presidenti mbajti një minutë heshtje për viktimat gjatë një ceremonie në vendin e quajtur Kuota Zero. Ai shoqërohej nga kryebashkiaku i Nju Jorkut Majkëll Bloomberg dhe guvernatori i Nju Jorkut Endrju Kuomo.

Zoti Obama do të takohet privatisht me të afërmit e të vrarëve gjatë sulmeve terroriste.

Sot në mëngjes, Presidenti Barak Obama u tha zjarrëfikësve në qytetin e Nju Jorkut se vdekja e Osama Bin Ladenit dërgoi një mesazh anembanë botës se Shtetet e Bashkuara nuk do të harrojnë kurrë sulmin terrorist të 11 shtatorit të vitit 2001.

Zoti Obama, i shoqëruar nga ish kryebashkiaku i Nju Jorkut, Rudi Xhuliani, i bëri këto komente gjatë takimit me turnin e zjarrëfikësve që humbën 15 kolegë të tyre gjatë sulmeve. Ai vizitoi gjitahshtu një stacion policie, oficerët e të cilit ishin të parët në vendngjarje në 11 shtator.

Zv/ presidenti Xho Bajdën nesër do të vendosë një kurorë lulesh në përkujtimoren për viktimat e 11 shtatorit në Pentagon.

XS
SM
MD
LG