Lidhje

Presidenti Obama i jep fund vizitës së tij në tre shtete


Presidenti Obama i jep fund vizitës së tij në tre shtete
Presidenti Obama i jep fund vizitës së tij në tre shtete

Presidenti Barak Obama i jep fund sot vizitës së tij në tre shtete, me një ndalesë në shtetin e tij të Illinoit.

Ai do të takohet me banorët për të folur për krijimin e vendeve të reja të punës, një temë që është përqëndruar gjatë këtyre tri ditëve edhe në takimet që pati në Minesota dhe Ajova.

Synimi i udhëtimit të presidentit në këto tri shtete ishte t’u përgjigjej kritikave të republikanëve se ai nuk ka bërë sa duhet për të rigjallëruar ekonominë e dobësuar të vendit.

Republikanët e kanë kritikuar këtë tur të presidentit, duke thënë se ai është një udhëtim elektoral, që po paguhet me paret e taksapaguesve.

XS
SM
MD
LG