Lidhje

Presidenti Obama viziton fabrika për të promovuar aktivitetin novator amerikan

  • Zëri Amerikës

Presidenti Obama viziton fabrika për të promovuar aktivitetin novator amerikan

Presidenti Obama viziton fabrika për të promovuar aktivitetin novator amerikan

Sot presidenti amerikan Barak Obama po viziton fabrikat në Uiskonsin për të promovuar aktivitetin novator amerikan, një temë qendrore e fjalimit të tij mbi gjendjen e vendit para kongresit amerikan.

Zoti Obama foli para punëtorëve në një kompani e teknologjisë energjetike, duke nënvizuar nevojën e shtimit të përpjekjeve për arsim dhe novacione për të garantuar që punonjësit amerikanë të jetë të aftë të konkurrojnë me punonjësit e vendeve tjera. Më vonë, presidenti Obama do të vizitojë një uzinë të aluminit dhe një fabrikë për prodhimin e kullave ku vendosen turbinat me erë.

Ndërkohë, nënpresidenti amerikan Joe Biden ka vizituar një fabrikë për prodhimin e baterive për makinat elektrike në Indiana. Nënpresidenti Biden diskutoi planet e administratës për ta bërë Amerikën vendin e parë në botë që do të prodhojë një milionë makina me teknologji të avancuar të gatshme për përdorim në vitin 2015. Zoti Biden tha se Shtetet e Bashkuara nuk do të krijojnë vetëm vende të reja pune por ato do të hapin industri të reja që do të garantojnë mbajtjen gjallë të shpirtit konkurrues të Shteteve të Bashkuara për dekadat e ardhshme.

Por republikanët mbeten të shqetësur se planet e presidentit janë me kosto shumë të lartë. Në një deklaratë të bërë sot, kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve John Bejnër tha se vendi nuk mund të shkojë drejt begatisë duke “shpenzuar dhe huazuar”.

XS
SM
MD
LG