Lidhje

Presidenti Barak Obama viziton Irlandën

  • Zëri Amerikës

Presidenti Barak Obama viziton Irlandën

Presidenti Barak Obama viziton Irlandën

Presidenti amerikan Barak Obama filloi një turne 6-ditësh në Evropë me ndalesa në katër vende ku do të përfshihen takime të nivelit të lartë për të diskutuar revoltat në Lindjen e Mesme, diskutime mbi vështirësitë ekonomike në takimin e G-8 në Francë dhe një mundësi për të festuar rrënjët e tij të largëta irlandeze. Sot presidenti mbolli një pemë në rezidencën zyrtare të presidentes irlandeze Meri Mekalisi në Dublin.

Pas takimit me kryeministrin irlandez Enda Keni sot në Dublin, zoti Obama tha se përparimi drejt paqes në Irlandën e Veriut tregon se si njerëzit e përfshirë në konflikte të gjata mund t’i rregullojnë marrëdhëniet e tyre.

Si pjesë e turneut të tij në katër vende evropiane, zoti Obama do të bëjë një vizitë zyrtare në Britani, ku do të marrë pjesë në takimin e Grupit të 8-shes në Francë dhe do të vizitojë Poloninë për bisedime me krerët e Evropës Qendrore. Presidenti i tha kryeministrit irlandez Keni se miqësia mes Shteteve të Bashkuara dhe Irlandës nuk është vetëm çështje interesi strategjik dhe politike të jashtme, por edhe çështje e lidhjeve të gjakut. Zoti Obama e mirëpriti përparimin e Irlandës në stabilizimin e ekonomisë së saj me shumë borxhe, një proces për të cilin ai tha se do të jetë i vështirë.

Vizita e presidentit amerikan zhvillohet vetëm pak ditë pasi Mbretëresha Elizabetë vizitoi Irlandën, udhëtimi i parë i një monarku britanik që prej rreth 100 vjetësh. Vizitat e njëpasnjëshme u kanë dhënë shkas irlandezëve të festojnë, ndërkohë që përpiqen të dalin nga deficiti i madh buxhetor.

Irlanda u detyrua të merrte një paketë ndihmash financiare në nëntor nga Bashkimi Evropian dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar, që mund të arrijë në 100 miliardë dollarë.

Paketa përmban edhe shumë kushte të rrepta që do ta detyrojnë Irlandën të shkurtojë 25 mijë vende pune në sektorin publik, duke i lënë 4,5 milionë banorët e këtij vendi të pasigurt për të ardhmen e tyre financiare.

XS
SM
MD
LG