Lidhje

Presidenti Obama zgjat pushimet në Havai


Presidenti Obama zgjat pushimet në Havai
Presidenti Obama zgjat pushimet në Havai

Presidenti Obama po i zgjat pushimet e tij në shtetin e Havait për të kaluar më shumë kohë me familjen. Ai ka luajtur golf dhe basketboll me miqtë gjatë pushimeve si dhe ka ngrënë në restorantin e tij të preferuar. Shtëpia e Bardhë tha se presidenti do të niset për në Uashington një ditë më vonë nga sa ishte planifikuar, pra do të largohet nga Havai të hënën në mbrëmje. Një zëdhënës i zotit Obama tha se presidenti po përpiqet të kalojë më shumë kohë me familjen. Ai i filloi pushimet me vonesë sepse Kongresi ishte në sesion. Shtyrja e fillimit të pushime rezultoi produktive, pasi Kongresi ratifikoi marrëveshjen e re START për armët bërthamore me Rusinë si dhe ligjin për të lejuar homosekualët të shërbejnë haptazi në ushtri, çështje që presidenti i ka mbështetur.

XS
SM
MD
LG