Lidhje

Presidenti Obama zhvillon fushatë në shtetin jugor të Teksasit


Presidenti Obama zhvillon fushatë në shtetin jugor të Teksasit
Presidenti Obama zhvillon fushatë në shtetin jugor të Teksasit

Presidenti i Shteteve të Bashkuara Barack Obama është sot në shtetin jugor të Teksasit, shtet ky Guvernatori i të cilit po konkuron për t’u bërë kandidati për President i Partisë Republikane në zgjedhjet e vitit 2012.

Zoti Obama do të mbajë dy fjalime gjatë vizitës së tij një ditore në shtetin me elektorat kryesisht republikan. Njëri prej këtyre fjalimeve do të mbahet në një universitet në Meskite të Teksasit, prej nga ai do t’i kërkojë sërish Kongresit të miratojë planin e tij për krijimin e vendeve të punës.

Më vonë gjatë ditës së sotme, presidenti pritet të marrë pjesë në një takim me donatorët domokratë në Dallas dhe në Saint Louis të shtetit të Mizurit.

XS
SM
MD
LG