Lidhje

Presidenti palestinez hedh poshtë një njoftim të Al Xhazirës për bisedimet e paqes


Presidenti palestinez hedh poshtë një njoftim të Al Xhazirës për bisedimet e paqes
Presidenti palestinez hedh poshtë një njoftim të Al Xhazirës për bisedimet e paqes

Presidenti palestinez Mahmud Abas tha se një njoftim i televizionit Al Xhazira lidhur me lëshimet e bëra nga palestinezët në bisedimet e paqes të vitit 2008 dhe 2009, është keqinterpretim.

Në dokumentet sekrete të siguruara nga Al Xhazira thuhet se negociatorët palestinezë i ofruan lëshimet në mënyrë sekrete, përfshirë një marrëveshje për t’ia dhënë Izraelit të gjithë Jeruzalemin e pushtuar Lindor.

Zoti Abaz tha sot gjatë një vizite në Kairo, se propozimi që Al Xhazira njoftoi se ishte nga bërë nga palestinezët, ishte bërë në fakt nga izraelitët. Në dokumentet e bëra publike të takimit të vitit 2008 mes zyrtarëve palestinezë, amerikanë dhe izraelitë, thuhej se kryenegociatori palestinez Ahmad Kurei kishte propozuar që Izraeli t’i mbajë të gjitha vendbanimet, me përjashtim të njërit në Jeruzalemin Lindor, që Izraeli e kishte marrë pas luftës së Lindjes së Mesme të vitit 1967.

Al Xhazira ka thënë se do të publikojë edhe dokumente të tjera ditët e ardhshme, ku do të merren vesh edhe lëshime të tjera të bëra nga palestinezët.

XS
SM
MD
LG