Lidhje

Putin njofton emërime për stafin presidencial


Presidenti rus Vladimir Putin ka emëruar 7 ish ministra të kabinetit qeveritar që ai drejtonte për në poste të Kremlinit. Zoti Putin lëshoi sot një dekret, sipas të cilit aleatët e tij u bënë pjesë e administratës së re presidenciale. Analistët thonë se zoti Putin mund t’i shfrytëzojë këto emërime edhe si një pushtet të veçantë nga qeveria.

Ish ministri i brendshëm Rashid Nurgaliev do të jetë mes ndihmësve të zotit Putin. Ai u emërua zëvendës i një udhëheqësi të rëndësishëm në Këshillin e Sigurimit të Rusisë, megjithë faktin se mandati i tij në qeveri u shqua për raste të dhunës policore, korrupsionit dhe abuzimin e pushtetit.

Edhe zoti Medvedev emëroi një aleat të zotit Putin në postin e kryetarit të kompanisë shtetërore të naftës, Rosnet. Igor Sechin-it, i cili drejtonte sektorin e energjisë në qeverinë e mëparshme ruse, do të jetë gjithashtu pjesë e administratës së re të zotit Putin. Sechin shihej si personi më me ndikim të sektorin e energjisë në Rusi.
XS
SM
MD
LG