Lidhje

Presidenti rumun i kërkon zotit Sarkozi të ndalë dëbimin e romëve

  • Zëri Amerikës

Presidenti rumun Trian Besescu i kërkoi personalisht homologut të tij francez Nikola Sarkozi të ndalë dëbimin nga Franca të romëve.

Zoti Basescu, duke folur sot në Bukuresht tha se e bëri këtë kërkesë gjatë një takimi javën e kaluar në Bruksel me udhëheqësin francez.

Ai mohoi të ketë tensione me zotin Sarkozi dhe këmbënguli se marrëdhëniet mes të dy vendeve vazhdojnë të jenë miqësore. Ai tha se të dy presidentët do ta diskutojnë këtë çështje përsëri gjatë javëve të ardhshme.

Zyra e zotit Sarkozi nuk ka komentuar mbi deklaratat e udhëheqësit rumun.

Franca ka dëbuar kohët e fundit më shumë se 1,000 romë në Rumani dhe Bullgari, në përpjekje që zotit Sarkozi i ka cilësuar si një luftë kundër krimit.

Deportimi ka nxitur kritika brenda Bashkimit Evropian ku gati të gjithë qytetarët e 27 vendeve anëtare janë të lirë të lëvizin përtej kufijëve.

XS
SM
MD
LG