Lidhje

Presidenti Medvedev ka shkarkuar 10 zyrtarë të lartë të Ministrisë së Brendshme

  • Zëri Amerikës

Presidenti Medvedev ka shkarkuar 10 zyrtarë të lartë të Ministrisë së Brendshme

Presidenti Medvedev ka shkarkuar 10 zyrtarë të lartë të Ministrisë së Brendshme

Presidenti rus Dmitri Medvedev ka shkarkuar 10 zyrtarë të lartë të ministrisë së brendshme.

Në një njoftim të publikuar sot, Kremlini njoftoi shkarkimet duke thënë se të gjithë ishin shefa të departamenteve rajonale të ministrisë së brendshme, përveç njërit i cili ishte drejtues i institutit ligjor të ministrisë.

Në njoftimin e Kremlinit nuk jepeshin arsyet e këtyre shkarkimeve, por agjencitë e lajmeve në Rusi thonë se këto shkarkime janë pjesë e përpjekjeve për të riorganizuar ministrinë e brendshme.

Dje presidenti Medvedev i dha urdhër zv/kryeministrit Igor Seçin që të jepte dorëheqjen nga bordi i kompanisë së madhe të naftës Rosnef, si pjesë e një fushate për të ndarë politikën nga biznesi.

XS
SM
MD
LG