Lidhje

Presidenti rus Medvedev do të dëshironte të kandidonte për një mandat të dytë


Presidenti rus Medvedev do të dëshironte të kandidonte për një mandat të dytë
Presidenti rus Medvedev do të dëshironte të kandidonte për një mandat të dytë

Presidenti rus Dmitri Medvedev thotë se do të dëshironte të kandidonte për një mandat të dytë si president i vendit, por ai shton se gara kundër paraardhësit të tij Vladimir Putin nuk do të ishte diçka e mirë për vendin.

Zoti Medvedev thotë në një intervistë të botuar sot në gazetën “Financial Times” se ai dhe kryeministri Putin përfaqësojnë kryesisht të njëjtën forcë politike, dhe se gara mes tyre për postin e presidentit do të krijonte përçarje. Ai mohoi të ketë një ndarje përherë e më të madhe në marrëdhëniet mes tij dhe kryeministrit.

Më parë zoti Putin ka shërbyer për dy mandate si president i Rusisë, para se zoti Medvedev të vinte në këtë post në vitin 2008. Asnjëri prej dy politikanëve rusë nuk ka deklaruar zyrtarisht synimin për të kandiduar në zgjedhjet e marsit të vitit 2012, megjithëse shumë presin që zoti Putin të kërkojë përsëri të kandidojë për postin e presidentit pas skadimit të mandatit të zotit Medevedev.

Presidenti rus, po ashtu thotë në intervistën e botuar në “Financial Times”, se do të dëshironte që presidenti Obama të rizgjidhej në votimet e vitit të ardhshëm, për t’i drejtuar Shtetet e Bashkuara për një tjetër mandat 4-vjeçar. Zoti Medvedev thotë se marrëdhëniet mes të dy vendeve janë përmirësuar gjatë administratës së presidentit Obama.

XS
SM
MD
LG