Lidhje

Presidenti rus Medvedev viziton Kinën


Presidenti rus Medvedev viziton Kinën
Presidenti rus Medvedev viziton Kinën

Presidenti rus Dmitri Medvedev ka shkuar sot në Kinë, për një vizitë 3-ditore.

Zoti Medvedev mbërriti në qyetin port Dalian, për të vizituar një përmendore për të rënët rusë në luftë të periudhës së ish-Bashkimit Sovjetik dhe për t'u takuar me veteranë kinezë dhe rusë të Luftës së Dytë Botërore.

Udhëheqësi rus do të jetë nesër në Pekin, për bisedime me presidentin Hu Gjintao dhe udhëheqës të tjerë kinezë, mes tyre edhe ligjvënësin Wu Banguo dhe me kryeministrin Wen Xhiabao.

Nesër në mbrëmje, presidenti rus Medvedev është në plan të shkojë në Shangai, ku do të takohet të martën me nënpresidentin Kzi Jinping dhe për të marrë pjesë në aktivitetet e organizuara me rastin e Ditës së Rusisë në Panairin World Expo, që përfundon më 31 tetor.

XS
SM
MD
LG