Lidhje

Presidenti rus paralajmëron Iranin që të degjojë zërin e komunitetit botëror

  • Edward Yeranian

Presidenti iranian Mahmoud Ahmadinezhad minimizoi rendësinë e një paralajmërimi nga presidenti rus Dmitri Medvedev të shtunën ndaj Teheranit, “që të ndalolë sjelljen e papërgjegjshme” rreth programit të tij bërthamor.

Zoti Ahmadinezhad i tha televizionit libanez LBC se “tensionet mes Iranit dhe Rusisë egzistojnë por se politikanët rus veprojnë me kujdes kur flitet për interesin e tyre”. Rusia ka lidhje të ngushta me Iranian dhe programin e tij bërthamor si arkitekte e centralit berthamor në Bushehr që ende nuk ka përfunduar.

Gjatë një konference shtypi në Meseberg të Gjermanisë të shtunën në mengjes me kancelaren gjermane Angela Merkel, presidenti rus Medvedev tregoi se sanskionet e reja kundër Teheranit janë pranë dhe se marrveshja për sanksionet egziston dhe se udhëheqësit iranianë duhet të fillojnë tu vënë veshin paralajmërimeve ndërkombëtare.

Ai thotë se askush nuk i do sanksionet por në disa raste duhet ti vendosësh ato dhe se një marrveshje për sanksionet tashmë është arritur. Por ai megjithatë u kerkoi udhëheqësve të Iranit që të degjojnë zërin e komunitetit botëror dhe të ndalojnë sjelljet e papërgjegjshme. Vetëm kështu, shtoi ai, mund të zgjidhen problemet e mprehta.

Në të kaluarën, Rusia ka nguruar për të vënë sanksione ndaj Iranit të cilin e ka partner tregtar. Rusia sëbashku me Shtetet e Bashkuara, Britaninë, Francën dhe Kinën është një prej pesë vendeve me të drejtë vetoje të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara. Mbështetja nga Rusia dhe Kina nevojitet për miratimin e një raundi të ri sanksionesh kundër Teheranit, për të cilat Shtepia e Bardhë thotë se mund të ndodhë brenda pak ditësh.

Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov tha të premten se raundi i sanksioneve, për të cilin po punohet, nuk do të përfshijë “sanksione paralizuese” për të mundësuar lidhjet ekonomike dhe interesat e Rusisë dhe Kinës me Iranin. Presidenti Ahmadinezhad e kritoi ashpër Rusinë duke thënë se “Moska ka anuar me ata që kanë qënë armiqtë tanë për 30 vjet”.

Analisti iranian Alex Vatanka me Janes’ Islamic Affairs Analysts tha se kritka e presidentit rus Medvedev rreth sjelljes së Iranit është më e forta deri tani dhe nuk mund të mospërfillet më nga udhëheqësit iranianë.

Fakti që partrerja më e afërt, një vend që ka punuar në centralin e vetëm bërthamor të Iranit në Bushehr që nga viti 1995 dhe del e thotë se nuk ka transparencë të mjaftueshme në programin bërthamor të Iranit. Nuk ka patur momente të ngjashme që të kemi degjuar kritika kaq të ashpëra të vijnë nga Moska. Keshtu që Iranianët nuk do të mund të jenë në gjendje të minimizojnë rendësinë e kësaj.

Zoti Vatanka thotë se Irani po e kupton se as Kina e as Rusia nuk do ta ndihmojnë Teheranin që të menjanojë sanksionet dhe se Irani madje ka bërë përpjekje ndaj Taivanit për të shprehur pakenaqësi ndaj Kinës rreth qendrimit të saj të fundit lidhur me sanksionet.

Ishte interesante të shihje se si Republika Islamike e Iranit e cila e ka injoruar historikisht Taivanin, muajin e kaluar kerkoi leje për të krijuar një zyrë përfaqësimi në Taipei. Domethënë, iranianët nuk u besojnë as kinezëve dhe duan të ushtrojnë presion ndaj tyre, duke thënë që mos të gabohen. Keshtu që iranianët kanë dy partnerë të pasigurtë në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara dhe kjo sigurisht që duhet të jetë një thirrje për tu zgjuar.

Zyrtarët e lartë amerikanë thonë se po ecin përpara me sanksionet e reja, pavaresisht ngurrimit të anëtarëve jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit Brazilit dhe Turqisë. Brazili dhe Turqia ndermjetësuan një marrëveshje të shkembimit të lendës djegëse berthamore muajin e kaluar në përpjekjet e fundit për të menjanuar sanksionet e reja.

XS
SM
MD
LG