Lidhje

Presidenti rus propozon reforma politike në vend


Presidenti rus propozon reforma politike në vend

Presidenti rus propozon reforma politike në vend

Presidenti rus Dmitry Medvedev propozoi reforma politike pas protestave të fundit kundër manipulimit të zgjedhjeve.

Në një fjalim mbi gjendjen e vendit sot, zoti Medvedev propozoi lehtësimin e kërkesave për regjistrimin e partive politike dhe kandidatët presidencial.

Akuzat për manipulime në zgjedhjet e 4 dhjetorit sollën protesta masive të opozitës.

Dhjetra mijëra njerëz dolën në rrugë në Moskë dhe qytete të tjera duke kërkuar përsëritje të votimeve. Protesta e ardhshme është planifikuar për të shtunën.

XS
SM
MD
LG