Lidhje

Presidenti serb Boris Tadiç viziton Kroacinë


Presidents of Croatia and Serbia, Ivo Josipović and Boris Tadić.
Presidents of Croatia and Serbia, Ivo Josipović and Boris Tadić.

Presidenti serb Boris Tadiç po viziton Kroacinë për të dytën herë këtë muaj, ndërsa dy ish-vendet armike po bëjnë përpjekje për të shtuar bashkëpunimin dhe për të përmirësuar marrëdhëniet.

Zoti Tadiç arriti në kryeqytetin Zagreb sot, vetëm tri javë pasi kërkoi falje për krimet serbe gjatë luftës. Ai shprehu keqardhjen në në një kompleks përkujtimor në Kroacinë lindore, ku më 1991 u masakruan mbi 200 kroatë.

Homologu i tij kroat, Ivo Josipoviç, po ashtu ka kërkuar zyrtarisht falje për krimet kroate gjatë luftës.

Dy presidentët po diskutonin kthimin e refugjatëve, bashkëpunimin ekonomik dhe fatin e të pagjeturve pas përfundimit të luftës më 1995. Të dy udhëheqësit theksuan rëndësinë e zbardhjes së fatit të 2 mijë vetave të cilësuar si të pagjetur si pasojë e konfliktit nga Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq.

XS
SM
MD
LG