Lidhje

Presidenti serb thotë se nuk do të njohë pavarësinë e Kosovës

  • Zëri Amerikës

Presidenti serb thotë se nuk do të njohë pavarësinë e Kosovës

Presidenti serb thotë se nuk do të njohë pavarësinë e Kosovës

Presidenti i Serbisë Boris Tadiç tha të hënën se nuk do të njohë pavarësinë e Kosovës.

Pas takimit me presidentin çek Vaklav Klaus në Pragë, zoti Tadiç tha se ai do të pranonte një mision policor të EULEX-it për Kosovën, por refuzoi të shqyrtonte pavarësinë për ish provincën serbe.

Në takimet me zonjën Angela Merkel javën e kaluar, zoti Tadiç ra dakord me sugjerimet e kancelares gjermane që Serbia të pranonte EULEX-in në të gjithë Kosovën dhe të kthehej në bisedime me Prishtinën. Ajo po ashtu kërkon heqjen e strukturave paralele administrative, si postën dhe shkollat në veriun e Kosovës.

Zonja Merkel la të kuptohet se anëtarësimi i Serbisë në Bashkimin Evropian do të varet nga përparimet e negociatave me Kosovën. Por zoti Tadiç tha se Serbia nuk do të bënte konçensione me politikat e saj mbi Kosovën edhe nëse dëmton shanset e saj për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

XS
SM
MD
LG