Lidhje

Presidenti i ri, ende pa shenja kompromisi


Në Shqipëri, një ditë pasi në parlament u dogj edhe raundi i dytë i votimit për presidentin e ri të vendit për shkak të mungesës së kandidatve në garë, nuk ka, të paktën publikisht, asnjë shenjë përpjekjesh të reja mes qeverisë dhe opozitës për arritjen e një marrëveshjeje.

Dje të dyja palët, konfimuan se mbeten në qëndrimet e mëparshme, të cilat ja bënë të ditura njëra tjetrës edhe në takimin e së dielës në mbrëmje mes kryeministrit Sali Berisha dhe kryetarit socialist Edi Rama. Shumica ka ftuar opozitën që të ofrojë edhe ajo kandidatin e saj, ndërsa mbështet propozimin e saj për anëtarin e gjykatës Kushtetuese Xhezair Zaganjori.

Socialistët nga ana e tyre këmbëngulin për një proces ku të përcaktohen kriteret dhe ku opozita të ketë mundësinë për të ofruar konsensus përballë më shumë se një emri të vetëm. Të enjten parlamenti do të duhet të vendosë për datën e raundit të tretë. Po atë ditë në Tiranë pritet vizita e Drejtorit të Përgjithshëm të Zgjerimit në Komisionin europian Stefano Sanino, e cila do të përqendrohet kryesisht te zgjidhja e shpejtë e cështjes së presidentit për t’i hapur rrugë përmbylljes edhe të reformës zgjedhore.
XS
SM
MD
LG