Lidhje

Presidenti i Sirisë al Assad krijon një komision për të studiuar heqjen e ligjit të emergjencës

  • Zëri Amerikës

Presidenti i Sirisë al Assad krijon një komision për të studiuar heqjen e ligjit të emergjencës

Presidenti i Sirisë al Assad krijon një komision për të studiuar heqjen e ligjit të emergjencës

Presidenti i Sirisë Bashar al Assad ka krijuar një komision për të studiuar mundësinë e heqjes së ligjit të emergjencës, që ka 50 vjet që është në fuqi.

Agjencia shtetërore e lajmeve tha sot se një komision me ekspertë ligjor duhet të përgatisë një legjislacion anti terror i cili mund të hapë rrugën për heqjen e ligjit të emergjencës. Ai tha se komisioni duhet të përfundojë studimin e tij përpara 25 prillit.

Kjo lëvizje duket si një përpjekje për të qetësuar demonstruesit e zemëruar që kanë kërkuar që qeveria të heqë ligjin 50 vjeçar, i cili ndalon grumbullimet e opozitës.

Protestat e opozitës përbëjnë kërcënimin më serioz të qeverisjes 11 vjeçare të z. Assad dhe pushtetit të gjatë të familjes së tij. Duke iu referuar protestave anti qeveritare, presidenti tha se po shkaktohet “ kaos” në vend, nën pretekstin e reformave.

XS
SM
MD
LG