Lidhje

Presidenti Topi dënon ashpër raportin e senatorit Marti

  • Armand Mero

Presidenti Topi dënon ashpër raportin e senatorit Marti

Presidenti Topi dënon ashpër raportin e senatorit Marti

Në Shqipëri presidenti Bamir Topi dënoi sot ashpër raportin e anëtarit të asamblesë së këshillit të Europës Dick Marty duke deklaruar se ai nuk është i mbështetur në fakte, se tenton të hedhë baltë mbi Shqipërinë e shqiptarët si dhe ndaj drejtuesve legjitim të Kosovës. Sipas presidentit Topi akuzat në raport rrezikojnë stabilitetin aftagjatë në Ballkan. Rruga më e mirë tha zoti Topi është një hetim nga organet e Drejtësisë kombëtare e ndërkombëtare i cili do të mbyllte përfundimisht këtë kapitull shpifjesh. Edhe kryetari i partisë socialiste Edi Rama e cilësoi zotin Marty si një sharlatan.

XS
SM
MD
LG