Lidhje

Presidenti Topi iu uron shqiptarëve Vitin e Ri 2012

  • Armand Mero
  • Tiranë

Presidenti Topi iu uron shqiptarëve Vitin e Ri 2012

Presidenti Topi iu uron shqiptarëve Vitin e Ri 2012

Në Shqipëri presidenti Bamir Topi ju drejtua sot me nje mesazh urimi të gjithë shqiptarëve në mbyllje të këtij viti.

Duke uruar që ngjarjet negative dhe tensioni politik i 2011 te mbeten vetëm një kujtim i keq, presidenti Topi u shpreh se historia dhe shqiptarët presin shumë më tepër gjatë 2012.

Në mesazhin e tij Presidenti Topi nënvizoi se në vitin e 100 vjetorit të Pavarësisë nevojitet “një reflektim i thellë për të gjitha detyrimet që duhet të përmbushen për të ndërtuar një Shqipëri të fortë, demokratike dhe të drejtë”.

Nga ana tjetër, duke folur për një proces mjaft të rëndësishëm për vendin, atë të integrimit europian presidenti Topi shprehet se të gjithë shqiptarët urojnë, që të gjitha arritjet e deritanishme në procesin e afrimit me Evropën e Bashkuar të shërbejnë si nxitje për të përballuar së bashku sfidën dhe detyrimin madhor për të fituar statusin e vendit kandidat dhe përcaktimin e hapave të mëtejshme të anëtarësimit.

XS
SM
MD
LG