Lidhje

Presidenti Topi dekreton Kryetarin e ardhshëm të Kontrollit të Lartë të Shtetit

  • Armand Mero
  • Tiranë

Presidenti Topi dekreton Kryetarin e ardhshëm të Kontrollit të Lartë të Shtetit

Presidenti Topi dekreton Kryetarin e ardhshëm të Kontrollit të Lartë të Shtetit

Në Shqipëri Presidenti i Republikës dekretoi sot zotin Sali Shehu për postin e Kryetarit të ardhshëm të Kontrollit të Lartë të Shtetit.

Dekreti i presidentit vjen pas përfundimit të mandatit 7 vjecar të drejtuesit aktual Robert Ceku. Emri i zotit Sali Shehu nuk është i panjohur në ambientet politike. Ai ka qenë deputet i partisë demokratike ne legjislacionin e kaluar dhe në shtyp ai është lakuar si një përkrahës i presideNtit Topi brenda radhëve të Partisë Demokratike.

Megjithatë do të jetë parlamenti i cili do të vendosë përfundimisht. Së bashku me guvernatorin e Bankës së Shqipërisë, kreu i ri kontrollit të lartë të shtetit është emërimi i dytë i rëndëishëm në institucionet qendrore të vendit.

XS
SM
MD
LG