Lidhje

Presidenti Topi: Shqiptarët duhet të bashkohen për të konsoliduar demokracinë

  • Armand Mero

Presidenti Topi: Shqiptarët duhet të bashkohen për të konsoliduar demokracinë

Presidenti Topi: Shqiptarët duhet të bashkohen për të konsoliduar demokracinë

Në përvjetorin e demonstratës antikomuniste të 2 Prillit 1991 presidenti Bamir Topi përmes një mesazhi shprehet se 20 vjet më pas rruga për ndërtimin e demokracisë në Shqipëri vazhdon të jetë me sfida të rëndësishme.
Në mesazhin e tij presidenti Bamir Topi shkruan se përpjekjet e të gjithëve duhet të bashkohen për ta konsoliduar demokracinë e re shqiptare, si një garanci se po ecet në rrugën e duhur, atë drejt familjes së madhe europiane. Duke kujtuar katër dëshmorët e demokracisë, të cilët u vranë gjatë demonstratës së 2 prillit, kreu i shtetit shprehet se “ata janë pjesë e pashlyeshme e qëndresës antikomuniste, e shpirtit shkodran që nuk pranoi kompromis për demokracinë e shumëpritur, por edhe e shpirtit shqiptar në përgjithësi që për lirinë ka luftuar e sakrifikuar në shekuj", shprehet presidenti Topi

XS
SM
MD
LG