Lidhje

Presidenti ukrainas nuk pranon të ndërhyjë për gjyqin e Timoshenkos

  • Zëri Amerikës

Ukraine's former Prime Minister Yulia Tymoshenko seen inside the court hearing room, with her husband Oleksandr, nearby at right, in Kiev, Ukraine, Wednesday, Aug. 10, 2011. A Ukrainian court on Monday rejected lawyers' requests to free former Prime Minis

Ukraine's former Prime Minister Yulia Tymoshenko seen inside the court hearing room, with her husband Oleksandr, nearby at right, in Kiev, Ukraine, Wednesday, Aug. 10, 2011. A Ukrainian court on Monday rejected lawyers' requests to free former Prime Minis

Presidenti ukrainas Viktor Janukoviç nuk i pranoi thirrjet që i janë bërë për të ndërhyrë në gjyqin që po zhvillohet ndaj ish kryeministres dhe rivales së tij politike Julia Timoshenko.

Zoti Janukoviç është kritikuar nga perëndimi për mënyrën se si qeveria e tij po e zhvillon gjyqin ndaj zonjës Timoshenko, të cilin shumë qeveri perëndimore e shohin si të motivuar politkisht.

Duke iu përgjigjur letrës së ish presidentit çek Vaclav Klaus, zoti Jamukoviç tha se ai nuk mundet dhe nuk do të donte të ndërhynte në punën e gjykatave, duke i quajtur ndërhyrje të tilla të “papranueshme”.

Ai shtoi se sistemi gjyqësor ukrainas është i pavarur dhe i paanshëm.

Zoti Klaus kërkoi garanci nga zoti Janukoviç që gjyqi i zonjës Timoshenko të mos jetë i motivuar politikisht.

Akuza kundër zonjës Timoshenko ka të bëjë me marrëveshjen e vitit 2009 e cila i jepte fund ndërprerjes së gazit natyror për Ukrainën nga ana e Rusisë. Prokurorët thonë se ajo e ka nënshkruar marrëveshjen pa u konsultuar me qeverinë e saj çka i solli vendit një humbje prej 190 milion dollarësh.

Ish kryeministrja ndodhet në burg që nga java e kaluar.

XS
SM
MD
LG