Lidhje

Presidenti venezuelian Chavez hedh poshtë zërat për vdekjen e tij

  • Zëri Amerikës

Presidenti venezuelian Hugo Chavez thotë se do të kthehet nga Kuba të enjten, duke u tallur me thëniet se kishte vdekur, ose se ishte duke vdekur, ndërsa merrte mjekime për kancerin në Havanë.

Zoti Chavez i bëri komentet në televizionin venezuelian, përmes telefonit. Telefonata theu heshtjen e ditëve të fundit, kur ai kishte komunikuar me vendin vetëm përmes mesazheve të shkurtëra me Twitter dhe deklaratave të tjera me shkrim.

Ndërsa Hugo Chavez pranoi se terapia me rreze ka qenë e vështirë, ai mohoi të ketë patur komplikacione, duke thënë se thënie të tilla janë pjesë e strategjisë borgjeze.

XS
SM
MD
LG