Lidhje

Trump: Clinton e paaftë për të udhëhequr


Ndërsa zonja Clinton mbante fjalimin, kandidati republikan për president Donald Trump publikoi një breshëri komentesh në Twitter, ku kritikonte rivalen e tij.

Ai shkruante se kandidatja demokrate është e paaftë për të udhëhequr Shtetet e Bashkuara, duke e akuzuar atë për gjykim të dobët.

“Askush, - shkruante zoti Trump, - nuk ka gjykim më të dobët se sa Hillary Clinton. Korrupsioni dhe shkatërrimi e ndjek atë ngado që shkon.”

Kandidati republikan publikoi gjashtë komente radhazi, ku e kritikonte zonjën Clinton për pikëpamjet e saj lidhur me imigracionin, sigurinë, reformën financiare dhe politikën e jashtme.

Zoti Trump është paksa përpara rivales Clinton në mesataren e anketave, sipas firmës së sondazheve RealClearPolitics.

Në një deklaratë pas fjalimit të zonjës Clinton, fushata e kandidatit Trump shkruante se ajo përshkroi një univers fantazie dhe jo realiteti.

XS
SM
MD
LG