Lidhje

Brazili gati për Kampionatin Botëror


Presidentja braziliane Dilma Russeff tha se vendi i saj është gati për Kampionatin Botëror të Futbollit duke hedhur poshtë kritikat për kostot masive të shpenzuara për këtë aktivitet.

Gjatë muajve të fundit në mbarë Brazilin ka patur protesta lidhur me 11 miliardë dollarët e shpenzuara për ndërtimin e stadiumeve dhe projekteve të tjera të transportit në 12 qytetet mikëpritëse. Demonstruesit ankohen se fondet për këto projekte janë marrë nga shërbimet e tjera si shëndetësia dhe edukimi dhe fajësojnë korrupsionin e zyrtarëve për kostot e larta.

Në një fjalim në televizion mbrëmë, zonja Russeff tha se Brazili ka rritur shpenzimet për shëndetësinë dhe arsimin me më shumë se 200 përqind që nga viti 2010. Presidentja tha se megjithë problemet e lidhura me organizimin e Botërorit, Brazili është gati për të mirërpitur botën.

Kampionati botëror fillon të enjten kur vendi mikëpritës Brazili do të përballet me Kroacinë.
XS
SM
MD
LG