Lidhje

Akuza ndaj presidentes koreano-jugore


Presidentja Park Geun-Hye

Presidentja Park Geun-Hye

Presidentja e Koresë së Jugut është përfshirë në një skandal me akuza se i ka dhënë një shoqes së saj akses dhe të dhëna për çështje të rëndësishme shtetërore.

Mbështetja për Presidenten Park Geun-hye ka rënë ndjeshëm ndërsa po i bëhet thirrje për dorëheqje pasi u zbulua se ja ka dhënë për redaktim tekstet e fjalimeve të saj zonjës Choi Soon-sil, e cila nuk ka asnjë post shtetëror dhe asnjë lloj çertifikate sigurie. Të dhënat tregojnë se zonja Choi ka marrë edhe dokumenta konfidenciale, përfshirë dosje në lidhje me Japoninë dhe Korenë e Veriut.

Presidentja Park, mandati i së cilës mbaron në më pak se një vit, ka kërkuar ndjesë dhe është zotuar të qëndrojë në detyrë.

Mediat kanë spekuluar se zonja Choi ka përdorur influencën e saj tek Presidentja, për të bindur kompani private të japin donacione për dy organizata të saj bamirësie, dhe se i ka përdorur këto organizata për përfitim vetjak.

Një tjetër shqetësim është se i jati i zonjës Choi ka kryesuar një kult fetar. Ligjvënësit koreanë janë të shqetësuar se ajo mund të jetë përfshirë në rolin fetar të babait të saj. Kreu i opozitës u shpreh se influenca e zonjës Choi tek Presidentja duket sikur papritur është zbuluar se vendi qeveriset nga një “teokraci e tmerrshme”.

Zonja Choi ka jetuar në Gjermani që nga muaji shtator kur u bënë fillimisht publike njoftimet për mundësinë e influencës së saj tek Presidentja.

Presidentja Park u miqësua fillimisht me të jatin e ndjerë të zonjës Choi në fundin e viteve ’70-të, kur babai i Presidentes, zoti Park Chung-hee, ishte udhëheqësi ushtarak i Koresë së Jugut.

XS
SM
MD
LG