Lidhje

Presidentja lituaneze drejt balotazhit


Presidentja e Lituanisë Dalia Grybau-skaite fitoi shumicën dërrmuese të votave në raundin e parë të zgjedhjeve dje, por nuk arriti të sigurojë 50 për qindëshin e duhur për t’u shpallur fituese. Ajo garon si e pavarur, por gëzon mbështetjen e partive të qendrës së djathtë.

Komisioni zgjedhor tha se zonja Grybau-skaite, ish komisionere e buxhetit për Bashkimin Evropian, kishte siguruar 45% të votave në zgjedhjet e gjashta presidenciale të këtij vendi balltik.

Rezultatet paraprake tregojnë se ajo do të ndeshet me kandidatin social-demokrat të koalicionit të qendrës së majtë Zigmantas Balcytis në balotazhin e 25 majit.
Zgjedhjet zhvillohen në një atmosferë të tensionuar nga zhvillimet në Ukrainë. Presidentja ka përshëndetur praninë e trupave të NATO-s në Lituani, që pas fillimit të trazirave në Ukrainë.
XS
SM
MD
LG