Lidhje

Kandidatura për president të Egjiptit


Këshilli ushtarak i Egjipti mbështeti kandidaturën për president të shefit të ushtrisë që drejtoi përmbysjen e Presidentit islamist Mohamed Morsi vitin e kaluar.

Agjencia zyrtare e lajmeve MENA tha sot se Abdel Fattah el-Sissi do ta bëjë publike brenda disa orësh kandidaturën e tij.

Pak para se gjeneralët e lartë të Egjiptit të miratonin kandidaturën e tij, presidenti i përkohshëm Adly Mansour e rriti atë në përgjigjësi, duke i dhënë gradën më të lartë ushtarake, duke e nderuar atë para se të japë dorëheqjen nga uhtria për të kandiduar në zgjedhjet presidenciale të prillit.

Shefi i ushtrisë ka fituar popullaritet mes shumë egjiptianëve që kur rrëzoi nga pushteti zotin Morsi në korrik.
XS
SM
MD
LG