Lidhje

Presidenti Karzai: 31 ushtarë amerikanë dhe 7 afganë humbën jetën nga përplasja e një helikopteri në Afganistan

Presidenti afgan Hamid Karzai tha se 31 anëtarë të forcave speciale amerikane dhe shtatë anëtarë të njësisë speciale afgane u vranë nga përplasja e një helikopteri në lindje të vendit.

Në një deklaratë sot, presidenti Karzai i shprehu ngushëllime presidenti amerikan Barak Obama dhe familjeve të viktimave.

Zyrtarët thanë se përplasja në provincën Vardak përbën humbjen më të madhe në një aksident të vetëm të forcave ndërkombëtare në Afganistan që kur filloi lufta 10 vjet më parë.

Talebanët pretendojnë se e qëlluan helikopterin me një raketë kur ai sulmoi një strehë të kryengritësve.

XS
SM
MD
LG