Lidhje

Princ William dhe Kate Middleton presin një fëmijë


Pallati St. James në Britani njoftoi se Princi William dhe gruaja e tij, Catherine, janë duke pritur një fëmijë.

Në një deklaratë të publikuar sot, pallati tha se çifti mbretëror, i njohur si Duka dhe Dukesha e Kembrixhit, janë të shumë të gëzuar. Edhe anëtarët e familjeve të tyre janë të gëzuar me lajmin.

Në deklaratë thuhet se shtatzania është në fazat e hershme, dhe dukesha pritet të qëndrojë në spital për disa ditë.

Princi William, nipi i Mbretëreshës Elisabeth, është i dyti në radhë për të trashëguar fronin mbretëror pas babait i tij, Princit Charles.

William u martua me Kate Middleton më 29 prill të vitit 2011, në Westminister Abbey në një ceremoni që u ndoq nga 2 miliard njerëz.
XS
SM
MD
LG