Lidhje

Princi Majkëll i Kentit nga Britania e Madhe viziton Maqedoni

  • Isak Ramadani

Princi Majkëll i Kentit nga Britania e Madhe viziton Maqedoni

Princi Majkëll i Kentit nga Britania e Madhe viziton Maqedoni

Princi Majkëll i Kentit, nga Britania e Madhe po viziton Maqedoni, i shoqëruar nga një delegacion biznesmenësh për të shqyrtuar mundësinë e investimeve në këtë vend.

Biznesmenët britanikë janë të interesuar në veçanti për minierat, për bujqësinë, industrinë e barërave dhe atë automobilistike.

Delegacioni është takuar me drejtuesit më të lartë shtetërorë maqedonas ndërkohë që po takohen edhe me drejtues të biznesit lokal.

Princi i Kentit njihet për karrierën e tij të biznesit, si dhe për mbështetjen dhe lobimin që bën për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme në vendin e tij. Kryeministri maqedonas Nikolla Gruevski ka theksuar lehtësimet në fushën e taksave për investitorët e huaj në zonat e lira industriale.

XS
SM
MD
LG