Lidhje

Princi Uilliams merr pjesë në një mision kërkim-shpëtimi


Princi Uilliams merr pjesë në një mision kërkim-shpëtimi
Princi Uilliams merr pjesë në një mision kërkim-shpëtimi

Piloti i helikopterëve i Forcave Britanike Ajërore, princi William sot iu bashkua një misioni kërkim-shpëtimi për ekuipazhin e një anije ruse mallrash që u mbyt në një stuhi të ashpër në detin irlandez.
Dy anëtarë të ekuipazhit u panë kapur pas një varke shpëtimi hërët në mëngjes, dhe u ngritën nga një helikopter i cili drejtohej nga prinici William dhe një pilot tjetër. Pesë anëtarët e tjerë të ekuipazhit nuk janë gjetur ende kurse një tjetër është konfirmuar se ka vdekur.
Zyrtarët e rojes bregdetare thanë se anija 81-metra e gjatë lëshoi një sinjal rreziku pasi ishte goditur nga një valë e madhe në brigjet e veriore të Uellsit.
Autoritetet thanë se anija ishte duke transportuar mijëra tonelata me gurë gëlqeror nga Uellsi në ishullin Wight.

XS
SM
MD
LG