Lidhje

Princi William dhe bashkëshortja kthehen në Britani pas një fundjave në SHBA

  • Zëri Amerikës

Princi William dhe bashkëshortja kthehen në Britani pas një fundjave në SHBA

Princi William dhe bashkëshortja kthehen në Britani pas një fundjave në SHBA

Princi William dhe dukesha e Kembrixhit u kthyen në Britani pas një fundjave plot aktivitete në Shtetet e Bashkuara që përfshiu një ndeshje pollo, një takim me yje të Hollivudit dhe disa ngjarje që grumbulluan miliona dollarë për bamirësinë.

Ndalesa e tyre në jugun kalifornez ishte në fund të një vizite nëntë ditore në Kanada, e para e princit William dhe dukeshës Kate që nga martesa e tyre në prill. Vizita tre ditore në Shtetet e Bashkuara ishte e gjeshur, megjithëse William dhe Kate i kushtuan kohën e tyre të djelën paradite për të përshëndetur një turmë të vogël njerëzish që ishin mbledhur para konsullatës britanike ku ata qëndruan.

Më pas ata vizituan një shkollë në një zonë të varfër të Los Angelosit. Ata morrën pjesë në klasat e qeramikës dhe të pikturës së bashku me fëmijët ndërsa u argëtuan nga një interpretim kërcimi. Aktiviteti i tyre i fundit para se të ktheheshin në Britani ishte një ndalesë në një organizatë që ndihmon veteranët e luftës të gjejnë vende pune.

XS
SM
MD
LG